Nuk ka fitues pas kohës së rregullt në finalen e Ligës së Evropës mes Sevillas dhe Romës.
Rezultati pas 90 minutave është i barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.
Ishin italianët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 35-të nëpërmjet Paulo Dybalas.
Sevilla u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në 1:1 në minutën e 55-të.
Në fakt, ishte Mancini i cili në tentim për ta larguar topin, shënoi gol në portën e tij.
Mbetet të shihet nëse dy herë nga 15 minuta do ta definojnë fituesin, apo penalltitë do të mbeten si alternativa e fundit.