Roma po luan për të dytën herë radhazi një finale evropiane. Në “Puskas Arena”, në Budapest, verdhekuqtë e Josè Mourinhos përballen me Sevillan. “Special One” synon fitoren e gjashtë radhazi në po aq finale të luajtura.
Sa u përket formacioneve zyrtare, Mourinho i ka besuar që nga minuta e parë Paulo Dybalas, i cili ishte në dyshim.
“La Joya” do ta nisë nga fillimi, pas rikuperimit nga dëmtimi në kyçin e këmbës në ndeshjen me Atalantën. Me të, në sulm, do të jetë Tammy Abraham.
Në mesfushë, hapësirë për Cristanten dhe Matic, ndërsa Spinazzola do të jetë në të majtë. Në mbrojtje Ibanez është preferuar para Llorentes.
Asnjë surprizë sa i përket formacionit të Sevillas. Trajneri Mendilibar ka hedhur më të mirët në fushë, teksa mungesa e vetme në radhët e andaluzianëve është argjentinasi Acuna, i ndëshkuar me karton të kuq në gjysmëfinalen me Juventusin.
