Serie A, “zbardhet” zona Champions, tri ekipe në garë për dy vende në E.League

Serie A, “zbardhet” zona Champions, tri ekipe në garë për dy vende në E.League

Një xhiro përpara fundit, në Serie A ka pak enigma. Napoli vijon të luaj për Victor Osimhen me sulmuesin nigerian që realizoi një dopietë përballë Bologna-s duke shkuar në kuotën e 25 golave sezonal, për momentin është ai golashënuesi më i mirë, plus katër gola nga Lautaro Martinez. Me Napolin, në Champions League shkojnë Lazio, Inter dhe Milan.

Kryeqytetasit mposhtën Cremonesen me rezultatin 3-2 ku spikati goli i Hysaj. Një fitore të madhe 3-2 siguroi edhe Inter përballë Atalantas duke blinduar prezencën në Champions, por në javën e fundit mund të synojnë edhe vendin e dytë. Fitorja e Milanit përballë Juves mbylli përfundimisht llogaritë e zonës Champions.