Murati: LDK-ja e ka dërguar Ligjin për Çmimet Tavan në Kushtetuese për ta bllokuar, për ta më e rëndësishme rritja e fitimeve

Murati: LDK-ja e ka dërguar Ligjin për Çmimet Tavan në Kushtetuese për ta bllokuar, për ta më e rëndësishme rritja e fitimeve

Gjersa ka thënë se disa nga çmimet i janë kthyer normalitetit, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se të tjerat nuk janë bërë si shkak i dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Çmimet Tavan nga ana e LDK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Murati ka thënë ka kritikuar LDK-në duke thënë se për të njëjtit më të rëndësishme janë fitimet dhe jo mirëqenia e qytetarëve.

“Shkalla e inflacionit për muajin prill sipas ASK-së ishte 6.3%, që paraqet një rënie të theksuar krahasuar me nivelin që kishim disa muaj më parë.  Çmimet kanë filluar t’i kthehen normalitetit.  Nafta tashmë është kthyer në nivelin 1.15-1.25 euro/litër, e njësoj kanë filluar të bijnë edhe çmimet e produkteve tjera.  Një litër vaj ushqimor tani mund të blihet edhe me 1.20 euro, kurse gruri ka prekur nivelin e para disa viteve me 0.22 euro/kg.  Megjithatë, ka ende shumë produkte tjera të cilat vazhdojnë të kenë çmime përtej normales, kryesisht si rezultat i marzhave të larta të fitimit që po aplikojnë tregtarët.  Kjo gjë do të rregullohej me Ligjin për Çmimet Tavan, por ja që LDK e ka dërguar në Kushtetuese për ta bllokuar. Me sa duket, për ta më e rëndësishme është rritja e fitimeve për tregtarët sesa mirëqenia e qytetarëve”, ka shkruar ai.