Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e llogarive qeveritare nga viti 2015 deri në vitin 2022.
Në vitin e kaluar të hyrat e përgjithshme të qeverisë kanë qenë 2,622.4 milionë euro, ku pjesën më të madhe të tyre e përbëjnë tatimet në produkte, prej 71 përqind.
Shpenzimet qeveritare për të njëjtin vit kanë qenë 2,623.8 milionë, transmeton KlanKosova.tv.
Sipas sistemit evropian të llogarive ESA2010, të hyrat qeveritare janë rritur për afro 100 milionë euro nga viti 2015 deri në vitin 2022. Në vitin 2015 ato kanë qenë 1.706 miliard derisa vitin e kaluar 2.622.4 miliardë.
Shpenzimet sipas periudhës së njëjtë kanë qenë 1,612.3 miliard, respektivisht 2,623.8 miliardë.
Pjesa më e madhe e shpenzimeve përbëhen nga pagesat për punëtorë.