Studiuesi serb i Gjuhës Shqipe: Duhet të lihet pas e kaluara (VIDEO)

Studiuesi serb i Gjuhës Shqipe: Duhet të lihet pas e kaluara (VIDEO)

Borivoje Laziq, studiues serb i gjuhës shqipe, ka folur për dy sulmet e fundit që ndodhën në Serbi.

Laziq thotë se ajo që  ka ndodhur është e keqe, teksa shton se tragjedi të tilla nuk kanë komb, njofton Klankosova.t.v

Ai shton se duhet të provojmë të bëjmë gjëra të mira në Ballkan, dhe sipas tij, të lihen gjërat e këqija pas.

“Unë mendoj se patjetër që të përqendrohemi të provojmë të bëjmë gjëra më të mira në Ballkan dhe të lëmë edhe sulme dhe të gjithë gjërat e këqija që kanë ndodhur këtu dhe të shkojmë në të ardhmen”, u shpreh Laziq në Info Magazine në Klan Kosova.

“Mendoj që kur ka ndodhur lufta këtu në Ballkan mendoj që kemi faj edhe ne e shqiptarë, tash s’ka rëndësi tani jemi. Kjo që ka ndodhur këtu është shumë keq, mendoj që tragjedi të tilla nuk ka komb nuk ka besim në të vërtet të gjithë duhet të jemi së bashku. Kjo mund të ndodhë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri dhe në tërë botën”.

“Po patjetër të gjithë ne jemi njerëz dhe nuk ka rëndësi a jemi në Kosovë apo në Serbi apo në tjetër shtet, të gjithë jemi njerëz”.

Laziq tregoi se mediat serbe nuk po raportojnë për ngushëllimet që po vinë nga Kosova.