Në shumë shkolla të vendit si masë për rritjen e sigurisë në institucionet arsimore janë vendosur kamera e rrethoja përreth objekteve.
Këto, sipas drejtueseve të shkollave, ndikojnë në parandalimin e ekseseve që mund të ndodhin mes nxënësve, derisa të udhës e shohin edhe sigurimin fizik që të jetë në oborr.
Sipas ekspertëve të sigurisë, shkollat mund të ndërmarrin edhe masa më të rënda siç janë detektorët e sistemet e alarmeve, por sipas tyre, në këtë formë realisht nuk trajtohet shkaku, për të cilin konsiderohet se duhet të ketë angazhim në rritjen e numrit të bashkëpunëtorëve profesionalë siç janë psikologët e punëtorët socialë.
Përveç kësaj, një nga shkaktarët e konfliktit u vlerësua të jetë gjuha e urrejtjes përmes rrjeteve sociale, për çka nevojitet trajtim.
Nga policia, ia konfirmuan Klan Kosovës se janë të angazhuar drejtpërdrejt në këtë çështje, duke hartuar në çdo fillim të vitit shkollor plane operative për ngritjen e nivelit të sigurisë.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv