Drinart Berisha u shpall kampion për herë të dytë rresht për grupmoshat deri në 12 vjeç në sportin e Kick Box-it.
Viktima e radhës e Drinartit ishte holandezi, Rudi Ugural.
Megjithatë, ky i fundit nuk është i vetmi që ka pranuar grushte e shkelma të fortë nga Drinart Berisha. Bile, ka raste kur 12 vjeçari i ka demoluar në ring edhe kick-boksier që janë në moshë më të madhe se ai.
Guximshmëria dhe fuqia janë karakteristikat kryesore të Drinart Berishës në këtë sport.