Sulmet me armë zjarri që ndodhën së fundmi në Serbi, kanë ngritur shqetësime edhe në Kosovë.
Eksperti i kriminalistikës, Xhemajl Ademaj, ka thënë se Policia e Kosovës duhet të bashkëpunojë me shkollat në mënyrë që fëmijëve t’u ndalohet mbajtja e armëve.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se përgjegjësinë më të madhe e bartin familjarët sepse ata duhet ta dijnë se çfarë po bartin me vete fëmijët e tyre.
“Fëmija nën 18 vjeç nuk guxon të hyjë në poligon dhe të ushtrojë me armë. Prindi i cili i merr armët, është më mirë ta blejë një kasafortë prej metalit ta mbajë armën sesa të hollat sepse arma merr jetë”.
“Baza e sigurisë për ta parandaluar këtë tragjedi është familja dhe familjarët. Pastaj Policia e Kosovës duke bashkëpunuar me shkollat”.
Tutje, ai ka thënë se kjo çështje duhet të rregullohet me ligj dhe se duhet të apelohet për legalizimin e armëvë.
“Kur ia jep lejen e armës, duhet me qenë në kuadër të stacionit në mënyrë që policia të shkojë dhe ta kontrollojë se ku e lë armën”.
“10 për qind varet prej ligjit, Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë, 90 për qind varet prej familjes. Duhet të kontrollohet fëmija”.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
klankosova.tv