Zjarrfikësi Curri përshkruan momentin kur u lëndua në vendin e tij të punës (VIDEO)

Zjarrfikësi Curri përshkruan momentin kur u lëndua në vendin e tij të punës (VIDEO)

Zjarrfikësi Artan Curri ka treguar momentin kur në vendin e tij të punës ka pësuar një lëndim, saqë mund ta humbte edhe gishtin e njërës dorë.

Curri i ftuar në InfoMagazine të Klan Kosovës, ka thënë se lëndimin e pësoi në ditën e parë të këtij viti, kur kishte shkuar për të ndërruar kolegët që ishin gjatë ndërrimit të motmoteve.

“1 janar 2023 duke shkuar në mëngjes duke zëvendësuar kolegët ditën e festës së fundvitit, kam shkuar në orën 8:00 dhe fillimi im i punës ka qenë me të arrit në mëngjes kam filluar të merrem me nxehjen, në fakt me kaldajën e cila bënë ngrohjen e objektit dhe jam lënduar në dorën e majtë, gjymtyrët e dorës janë lënduar njëri gisht pothuajse ka qenë i këputur, dhe kolegët që ishin aty prezentë më kanë dërguar në emergjencë në Istog. Mjeku kujdestar më ka dhënë ndihmën e parë dhe më ka dhënë udhëzim për të shkuar në Pejë, atje më thonë se gjymtyra e dorës së majtë është shumë e dëmtuar dhe më dërgojnë për Prishtinë”, u shpreh Curri.

Ai tha se tani është mirë por që akoma vazhdon ta trajtojë dorën.

“Tash fatmirësisht gjendja është e mirë, por vazhdon të trajtohet akoma gjymtyra e dorës edhe për një periudhë një mujore”.

Në lidhje me shpenzimet tha se një pjesë i ka mbuluar komuna e Istogut, por që të tjerat i ka mbuluar vetë.

“Shpenzimet që kam shkuar ardhje në Prishtinë, klinikën ortopedike i ka mbuluar komuna, trajtimi me lëndim me medikamentet dhe tjera që përcjellin ato vet i kam paguar dhe një kërkesë e kam dërguar në komunë, po pres tani”, shtoi ai.

Teksa në lidhje me kushtet që kanë, Curri tha se ballafaqohen me shumë probleme, shkaku edhe i pajisjeve të vjetra që kanë.

“Zjarrfikësit në përgjithësi, jo vetëm në komunën e Istogut por edhe në komunat e tjera, ballafaqohen me shumë probleme duke marrë parasysh pajisjet, mjetet, të cilat janë shumë të vjetra, të viteve 75’-ta, ka edhe më të vjetra, hasim në shumë problem gjatë intervenimit kudo që marrim pjesë në shuarje të zjarrit në aksidente dhe në intervenime të ndryshme”, u shpreh Curri në InfoMagazinë në Klan Kosova.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS