Presidetni ukrainas Volodymyr Zelensky përsërit thirrjet e Ukrainës për t’u bërë pjesë e NATO-s, duke thënë se mesazhi i vendit është të bashkohet me aleancën pas përfundimit të luftës.
“Mesazhi i Ukrainës është se ajo do të jetë anëtare e NATO-s pasi të përfundojë lufta”, tha të enjten ai, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi realistë dhe e dimë se nuk do të jemi në NATO gjatë luftës. Por gjatë luftës ne duam të marrim një mesazh shumë të qartë se do të jemi në NATO pas luftës,” tha Zelensky në një konferencë të përbashkët shtypi në Holandë. me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe kryeministrin belg Alexander De Croo.
Zelensky tha se ndërsa Ukraina ka marrë “disa mesazhe pozitive” nga vendet që e mbështesin atë, “ne kemi nevojë për diçka më shumë”.
“Unë mendoj se miqtë tanë do të na mbështesin dhe do të na shohin në NATO”, shtoi presidenti ukrainas.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber