Fluksi i pacientëve është i madh në ambulancat specialistike të Qendrës Klinike e Universitare.
Me të ngarkuara janë degët kirurgjike dhe pritjet nuk janë të vogla as në ditën e terminëve kur pacientët vijnë për shërbimet. Pra, pacientët nuk arrijnë të kontrollohen në kohë sipas terminëve të caktuara.
Vetëm gjatë muajit prill ambulancat e lëmive kirurgjike kanë ofruar 2489 shërbime për pacientët
Ndonëse në Urologji pritjet janë më të pakta për termine diku një deri në dy javë, megjithatë fluks ka. Brenda ditës ekzaminohen 40-45 pacientë.
Megjithëkëtë, ata që presin më së shumti janë pacientët që kanë nevojë për ekzaminim te kardiologu, pritje kjo 2-3 muaj. Një pritje të njëjtë prej tre muajsh te kardiolog e kishte edhe një paciente të cilën e takoi televizioni gjatë raportimit, ku tek të enjten arriti të kontrollohej tek kardiologu.
Për dallim nga kjo lëmi, për terminë fare nuk ka nevojë në Kirurgjinë Maksilofaciale, ngase ngarkesë ka më pak.
Kështu pa termine ka punuar edhe Ortopedia, por që së fundmi e bëri edhe ajo.
Pos ankesave të pacientëve, televizioni ka kuptuar se jo krejt mjekët-specialistë vijnë me kohë në ambulanca ku dhe krijohen tollovitë. Vonesat shtohen edhe me mungesën e arkëtarëve dhe gjatë pauzave nuk kanë nga kush të zëvendësohen.
Ambulancat specialistike kanë 22 recepsionist kurse nevoja është edhe 6 të tjerë.