Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sonte do të jetë mysafir në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Krasniqi do të jetë përballë Vehbi Kajtazit dhe Besnik Tahirit, dhe do të flasë për të gjitha temat aktuale në vend.
– Përse, sipas PDK-së, Deklarata për Personat e Zhdukur e shfajëson Serbinë dhe e inkriminon Kosovën?
– Përse, sipas Krasniqit, Kurti i ka vendosur “konturat e një autonomie serbe në Kosovë”?
– Cili ministër i Qeverisë Kurti, sipas tij, punon me urdhra të Nagip Krasniqit?
– Përse e cilësojnë Qeverinë Kurti si “më të korruptuarën në historinë e vendit”?
– Cila është kërkesa e PDK-së ndaj qeverisë për komunat në veri të vendit?
Këto dhe shumë tema të tjera diskutohen sonte, nga ora 20:45, në Klan Kosova. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS