Rivali i Erdoganit premton paqe dhe demokraci

Kemal Kilicdaroglu

Kemal Kilicdaroglu është kundërkandidat i Recep Tayip Erdogan në garën për president.

Ai është i mbështetur nga aleanca gjashtëpartiake opozitare, derisa thotë që nëse fiton do të sjellë liri dhe demokraci në Turqi.

“Të rinjtë duan demokraci”, ka thënë ai për BBC. “Ata nuk duan që policia t’ju vjen tek porta herët me mëngjes, vetëm pse ata kanë shkruar në Twitter”,

Kilicdaroglu është rivali kryesoi i “kreut islamik” për zgjedhjet e 14 majit dhe ka një epërsi të ngushtë sipas sondazheve. Gara e fortë pritet që të shkojnë në raundin e dytë të votimeve, javë më pas, transmeton KlanKosova.tv.

“Po ju them të rinjve se ata mund të kritikojnë lirshëm. I siguroj se ata e kanë këtë të drejtë”, ka thënë 74-vjeçari, i cili i prinë Partitë Popullore Republikane.

Aktualisht në Turqi ata që kritikojnë presidentin mund të burgosen. Shumë prej tyre janë burgosur deri më tash.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS