Prishtinë: Grabitet institucioni mikrofinanciar (VIDEO)

vjedhje, institucion mikrofinanciar

Një institucion mikrofinanciar është grabitur në pikë të ditës, në rrugën ” Nazim Gafurri” në kryeqytet.

Rreth orës 13:30 një person i maskuar dhe më armë të shkurtër ka kërcënuar punonjësen, ku dyshohet se ka vjedhur një shumë të konsiderueshme të parave.

Babai i pronarit të kësaj pike që ofron shërbime pagesash dhe të tjera financiare, tha për Klan Kosovën se është tejet e vështirë për të funksionuar në këtë mënyrë dhe se nuk ka fare siguri përderisa vjedhjet ndodhin edhe brenda ditës.

Në fakt, ky institucion është grabitur dy herë deri më tani, meqë cak i hajnave ishte edhe në vitin e kaluar.

Policia pos që ka dal në vendin ngjarjes, ka nisur hetimet dhe për identifikimin e të dyshuarit.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.