Plagoset një person në Prishtinë

POLICE

Një person është plagosur në Prishtinë nga arma e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur në minutat e para të ditës së enjte, në një lokal në rrugën “Ahmet Krasniqi”.

Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se personi i dyshuar aktualisht ndodhet në arrati.

“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti.

Ajo theksoi se lidhur me rastin po zhvillohen hetimet dhe po punohet për arrestimin e të dyshuarit./Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS