Pesë anëtarë të “Proud Boys” shpallën fajtorë për ngjarjet në Capitol Hill

Capitol Hill

Katër anëtarë të ekstremit të djathtë të grupit “Proud Boys”, janë shpallur fajtorë, për ngjarjet në Capitol Hill pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë në vitin 2020.

Kryetari i “Proud Boys”, Enrique Tarrio, Ethan Nordean, Joseph Biggs dhe Zachary Rehl, u shpallën fajtorë për një sërë akuzash, duke përfshirë pengim i zbatimit të ligjit gjatë trazirave civile, shkatërrim të pronës qeveritare e nxitje.

Ndërsa, i akuzuari i pestë, Dominic Pezzola, u shpall i pafajshëm për komplot kryengritjeje, ndryshe nga të pandehurit e tjerë, pasi nuk pretendohet që ai pati pozicione drejtuese në organizatë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Secili nga të pandehurit u dënua për të paktën një akuzë që mbart një dënim maksimal prej 20 vitesh burg.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS