Opozita në Kuvend kritikon ujdinë për të zhdukurit (VIDEO)

Opozita në Kuvend kritikon ujdinë për të zhdukurit (VIDEO)

Të zhdukur me forcë apo me dhunë, kjo ishte çështja.

Deputetët opozitarë u përplasën me ministrat e ekzekutivit në seancën e të enjtes kur jashtë rendit të ditës përmendën pajtimin e arritur mes Kosovës e Serbisë në takimin e 3 majit në Bruskel.

Kritikat i nisi PDK-ja përmes deputetes Eliza Hoxha e cila edhe lëshoi një këngë të saj që për temë ka këtë kategori.

Pushteti u kundërpërgjigj rrufe me ministren e Drejtesisë. Albulea Haxhiu riktheu një deklaratë të paraardhësi të saj nga PDK-ja, Hajredin Kuqi që dikur kërkonte amnestim.

Se kryeministri Albin Kurti, gaboi kur hoqi termin ‘të zhdukur me dhunë’ të shtunën, mendon edhe LDK-ja. Driton Selmanaj, tha se Qeveria barazoi agresorin me viktimën.

E atij i replikoi i dyti i ekzekutivit duke thënë se ish-qeveria ku ai bënte pjesë e shkroi termin ‘të zhdukur me forcë’. Mendimin këtij i forcoi edhe kolegu i tij nga dikasteri i Financave, Hekuran Murati.

Për diskutimet rreth kësaj teme, i pari i ekzekutivit të enjten mungoi në seancën plenare.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS