16 do të mbushen, por 3 ulëse tjera të Kuvendit Komunal të Leposaviqit ka gjasë të mbesin të zbrazëta për gjithë mandatin qeverisës.
Kështu, kuvendi i atjeshëm nuk do të jetë i plotë pasi rezultatet u miratuan vetëm për 16 asamblistë nga gjithsej 19 sa duhej të ishin. Kjo në mungesë votash për kandidatët që garuan nga Lëvizja Vetëvendosje.
As kjo mbledhje nuk kaloi pa kundërshtime nga përfaqësuesi i VV, Sami Kurteshi, i cili tha se interpretimi që ka dhënë sekretariati është jo i drejtë dhe i kundërligjshëm ndaj votuan kundër .
Sidoqoftë, vota kundër e këtyre dyve nuk ndikoi në certifikimin e rezultateve të këtyre zgjedhjeve, meqë 8 antëtarë tjerë të KQZ-s votuan pro, ndërsa një i listës serbe abstenoi.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS