Portieri i Prishtinës Agron Kolaj pati një moment fantastik në përballjen kundër Ballkanit.
Ai bëri një pritje fantastike 15 minuta pa u mbyllur pjesa e parë. Super goditjen e Edvin Kuç e ndali për mrekulli gardiani i portës së Prishtinës.
Megjithatë, përgjatë 90 minutave Kolaj nuk arriti ta mbajë portën e paprekur pasi krejt në fund të takimit Albion Rrahmani e mposhti.