Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në Shqipëri ka reaguar në lidhje me vdekjen e një të burgosuri në Fier.
Sipas njoftimit mësohet se i burgosuri Simon Hashim Toska më parë nuk ka paraqitur asnjë problem shëndetësor, dhe nuk ka pas trajtim me asnjë lloj medikamenti. I burgosuri fillimisht një ditë më parë kishte shfaqur lodhje por pas marrjes së ndihmën mjekësore gjendja e tij ishte stabilizuar, raporton Abcnews, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë në orët e para të mëngjesit të së enjtes i burgosuri ishte ndjerë keq dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore nga infermierët dhe mjekët e burgut ishte nisur për në Spitalin e Fierit ku dhe ka ndërruar jetë.