Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-së, Anton Quni, pasi mbrojti kandidatin për kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn, dhe dënoi gjuhën e përdorur nga zyrëtarët shtetëror.
Haxhiu tha se nuk e kupton se çfarë zori ka LDK-ja që po e mbron Isufajn, teksa e ftoi Qunin që të tregojë se çfarë marrëveshje kanë bërë si parti me Isufajn, njofton Klankosova.tv.
Madje, Haxhiu e pyeti Qunin se për cilën dosje janë marrë vesh me Isufajn që të mos adresohet.
“Nuk e kuptoj çfarë zori duhet me pas një subjekt politik opozitar për me dal në foltore dhe me mbrojt një kandidat për kryeprokuror”.
“Kjo qasje s’i ndihmon zotëri isufajt e pse e boni duhet t’i tregoni qytetarëve se cili është zori që e ka LDK-ja që ta mbrojë. Tregoni seriozisht dhe sinqerisht pse e keni zori dhe për çfarë marrëveshje keni me të dhe për çfarë dosje jeni marrë vesh mos me adresu”, tha Haxhiu.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Quni i del në mbrojtje Isufajt: Ishte shembull në UÇK dhe në mbrojtje të ligjit