Albion Rrahmani po kalon në formë fantastike me ekipin e Ballkanit.
Ai edhe në ndeshjen kundër Prishtinës u bë hero i “Xhebrailave”, pasi krejt në fund të ndeshjes i’a fitoi një pikë kampionit aktual.
Ky ishte goli i 20-të sezonal për Albion Rrahmanin në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani tani është tri pikë larg Dritës e cila është në vendin e parë.