Albion Rrahmani po kalon në një formë fantastike këtë edicionin me ekipin e Ballkanit.
Veç se shënon gola, sulmuesi i Ballkanit është edhe një driblues fantastik. Rrahmani pati një moment magjik në ballafaqimin ndaj Prishtinës. 23 vjeçari depërtoi në mes të futbollistëve kryqytetas, megjithatë për ta ndaluar atë u desh që Mërgim Pefqeli të bëjë faul.
Rrahmani edhe në këtë ballafaqim ishte hero i Ballkanit, pasi në frymën e fundit e barazoi rezultatin 1-1 kundër Prishtinës.