Avokati Musa: Me gjykimin në mungesë, u krijua mundësia që të hetohen krimet e luftës (VIDEO)

Avokati Musa: Me gjykimin në mungesë, u krijua mundësia që të hetohen krimet e luftës (VIDEO)

Avokati Skënder Musa, ka folur për procedurën e gjykimit në mungesë, ku sipas tij, kjo është një procedurë e re që aplikohet në kodin e ri të procedurës penale.

Ai tha se me këtë, fillimisht parashihet që të fillojë procesi gjyqësor e në seancën fillestare, zakonisht i akuzuari mund të deklarohet se nuk mund të marrë pjesë në seancë për shkaqe objektive.

“Në rast se kemi të bëjmë si në rastet e krimeve të luftës, që i akuzuari nuk paraqitet në asnjë fazë të procedurës, duhet të shterën të gjitha mundësitë që të ftohet në mënyrë të rregullt nga organet e hetuesisë, dhe pastaj trupi gjykues mund të vendosin se seanca të vazhdojë në mungesë”, tha Musa në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se kjo dispozitë ka krijuar mundësinë që të hetohen edhe krimet e luftës e të gjykohen ato.

“Por, kjo dispozitë zbatohet edhe te rastet e tjera e jo vetëm për krimet e luftës. Sidomos në rastet kur i akuzuari ka arsye për mosparaqitje në seancë. Ndërkaq, te krimet e luftës, rasti është specifik sepse kemi të bëjmë me njerëz që akuzohen në Kosovë se kanë kryer krime lufte e vendbanimi i tyre është në Serbi”, tha Musa, njofton Klankosova.tv.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS