Një 41-vjeçar është arrestuar në Vushtrri nga policia.
Ai dyshohet se më 20 prill në një shtëpi në Fushë Kosovë, kishte vjedhur stoli në vlerë prej 20 mijë eurosh.
E.Xh, kishte shkaktuar edhe dëme të tjera materiale, njofton policia përcjell Klankosova.tv
“Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është proceduar te zyrtarët e stacionit policor në Vushtrri, pasi ndaj tij, janë aktive dy urdhëresa të gjykatës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber