Amerika ngrit normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjet

Dollari

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngritur normat e interesit në nivelin më të lartë në 16 vjetët e fundit, në betëjën e saj për t’i stabilizuar çmimet.

Rezerva Federale rriti normën e interesit për 0.25 përqind – rritja e dhjetë në 14 muaj, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Fed ka sinjalizuar gjatë së mërkurës së rritja mund të jetë e fundit për tash.

“Ne nuk po themi më se parashikojmë rritje shtesë të normave të interesit”, tha kryetari i Rezervës Federale, Jerome Poëell në një konferencë pas shpalosjes së njoftimit, duke e quajtur atë një “ndryshim të rëndësishëm”.

Lëvizjet kanë shtyrë normën bazë midis 5 përqind dhe 5.25 përqind nga afër zeros sa ishte në mars të vitit 2022.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.