Shtetasit amerikanë në Ukrainë po paralajmërohen të qëndrojnë vigjilent për një “kërcënim të vazhdueshëm të shtuar të sulmeve me raketa” në vend.
Paralajmërimi u bë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev teksa i njëjti vjen mes një “rritjeje të fundit në sulme nga forcat ruse dhe retorikës nxitëse nga Moska”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë alarmet ajrore, të strehohen siç duhet dhe të ndjekin udhëzimet nga autoritetet lokale.
CNN raporton se alarmi i sigurisë është i pari i lëshuar që nga 23 shkurti.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.