Zjarri përfshin një deponi nafte afër urës së Krimesë

Zjarri Krime

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një deponi nafte në jugperëndim të Rusisë, pranë urës kyçe që lidh këtë vend me Krimenë.

Përmes një postimi në Telegram, zyrtari rus, Krasnodar Veniamin ka thënë se zjarri në Volna “ishte më i keqi për nga ashpërsia”.

Objekti ndodhet afër urës së Kerch së cilës i ishte vënë zjarri nga forcat ukrainase në tetor të vitit 2022. Nuk dihet ende se si ka ndodhur shpërthimi.

Ukraina nuk e ka komentuar incidentin.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS