Themelohet komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së

kuvendi

Kuvendi i Kosovës ka themeluar komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca, bëri të ditur se njëri nga anëtarët do të jetë i komuniteti shqiptar i tjetri i komuniteti serb, njofton Klankosova.tv.

Për kryetare të këtij komisioni është propozuar, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Ndërsa, nënkryetar është deputeti i LVV-së, Fitim Haziri e anëtarë: Arbëresha Kryeziu, Valon Ramadani, Njazi Isaku dhe Besim Muzaqi.

Nga LDK-ja anëtarë të këtij komisioni janë përzgjedhur: Agim Veliu e Armend Zemaj, ndërsa Time Kadrijaj përfaqëson AAK-në, ndërsa, grupi multietnik nga deputetja Fidan Jilta, e cila është edhe nënkryetarja e dytë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.