Tahiri: E papranueshme, me deklaratën e të pagjeturve u barazua agresori me viktimën

Edita Tahiri

Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, nuk është pajtuar me nënshkrimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

“Barazimi i agresorit me viktimën në deklaratën për të pagjeturit i miratuar dje në dialog në Bruksel është i papranueshëm pavarësisht se u pranua nga kryeministri i Kosovës”, është shprehur Tahiri, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo ka qenë pika e parë e rendit të ditës në takimin që kryeministri Albin Kurti zhvilloi me presidentin serb, Aleksandëa Vuçiq.

Derisa në të njëjtin takim nuk pati pajtueshmëri sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS