ShBA ende po mbledh fakte për incidentin e supozuar në Moskë

dron moska

Shtetet e Bashkuara nuk kishin asnjë paralajmërim për sulmin e supozuar me dron në Kremlin që Rusia pretendon se ishte një tentativë për vrasjen e presidentit Vladimir Putin, të cilin Ukraina e mohon me forcë, ka thënë një zyrtar për CNN, transmeton Klan Kosova.

“Çfarëdo që ka ndodhur, nuk ka pasur asnjë paralajmërim të avancuar”, tha zyrtari amerikan, duke shtuar se autoritetet janë ende duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Një tjetër zyrtar amerikan deklaroi se ata ende po punojnë për të vlerësuar pretendimet e Rusisë dhe nuk e kanë vërtetuar ende pohimin e Kremlinit se Ukraina u përpoq të vriste Putinin

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.