Serbi i dyshuar për dhunim, i pari që i ngrihet aktakuza në mungesë (VIDEO)

dhunim

Ngritjen e aktakuzës në mungesë, Prokuroria Speciale pati mundësi ta bëjë për herë të parë të mërkurën e 2 majit, ndonëse ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale hynë në fuqi qysh në muajin shkurt.

Këtij procesi gjyqësor do t’ia bëjë sefte serbi D.R. që si pjesëtar i forcave rezervë ushtarake të Serbisë dyshohet se dhunoi një grua, raporton Klan Kosova.

Nga Qendra që merret me trajtimin e të dhunuarve gjatë luftës po thonë se kjo është shpresa e vetme për drejtësi.

Njëjtë thotë edhe ish-udhëheqësi i grupit punues që i bëri këto ndryshime në Kodin Penal.

Gjykimi në mungesë, pas përmbushjes së disa kushteve të përcaktuara me Kodin e ri Penal, mund të bëhet jo vetëm për krime lufte, por edhe për vepra të tjera penale. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS