Pazari i biletave, tri orë pritje për ta parë Trepçën (VIDEO)

playoff, trepca

Tollovia qe krijuar nga torcidashit më shumë se tri orë para se të niste shitja.

Kallaballëk i madh u bë pranë dyqanit ku të mërkurën nga ora 11:00 do shiteshin biletat për ndeshjen e basketbollit mes Trepçës e Pejës, në kuadër të ndeshjes së parë të finales së Playoff-it.

Pak para mesditës, për të mbajtur rregull u desh të shtohen forcat e rendit. Për dikë, edhe pritja prej katër orësh ia vlen për klubin e zemrës.

Qëndrimi në këmbë për dy orë u shkoi huq të tjerëve që nuk mundën të siguronin një biletë. Fluksi bëri që 1600 biletat 3 euroshe të shiten për 10 minuta, e një përkrahje e tillë për Torcidat tashmë është bërë traditë.

Duke parë këtë trend, një mitrovicas propozon që ndeshjet e basketbollit të klubit “Trepça” të zhvillohen ne stadium.

Ndeshja e parë finale nisi nga ora 20 të mërkurën.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.