Gjilani fitoi sfidën ndaj Dukagjinit me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
E lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Mevlan Zeka i cili ishte autor i dy golave në këtë përballje.
Golin e dytë, sulmuesi i “Skifterave” e realizoi nga mesi i fushës, pasi portieri i Dukagjinit Kenan Haxhihamza e kishte lëshuar portën e tij për t’i ndihmuar skuadrës në fazën ofanzive.
Për momentin, Gjilani është në vendin e tretë me 50 pikë të grumbulluara.