Kurti: Kosova për dy vjet e përmirësoi për 22 vende mjedisin gazetaresk

shtypi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se prezenca e një shtypi të lirë, e të pavarur mbetet një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe vendit.

Kurti me këtë rast tha se Kosova për dy vjet ka përmirësuar pozicionin e saj për mjedisin gazetaresk me 22 vende më lart.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ne jemi krenarë të njoftojmë se sipas Reporterëve pa Kufi, Kosova përmirësoi pozicionin e saj me 22 vende në 2 vjet për mjedisin e saj gazetaresk. Një shtyp i lirë dhe i pavarur do të mbetet gjithmonë një shtyllë e rëndësishme e demokracisë dhe e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

3 Maj ndryshe njihet edhe si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iO