KQZ-ja nesër bën certifikimin e rezultateve për Kuvendin Komunal të Leposaviqit

KQZ-ja nesër bën certifikimin e rezultateve për Kuvendin Komunal të Leposaviqit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë nesër rreth orës 10 e 30, mbledhjen e radhës ku do të certifikohen rezultatet, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Leposaviqit.

Zgjedhjet e parakohshme për kryetarë në katër komunat veriore me shumicë serbe: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok u mbajtën më 23 prill.

Në këto zgjedhje fitues për Leposaviqin doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Lulzim Hetemi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.