Kosova feston 7 vjetorin e pranimit në UEFA (VIDEO)

Kosova feston 7 vjetorin e pranimit në UEFA (VIDEO)

Sot e 7 vjet më parë, Kosova e kryesuar nga legjenda Fadil Vokrri, u anëtarësua në shtëpinë e futbollit evropian “UEFA”.

Në nderim të këtij përvjetori, FFK organizoi ngjarjen “7 për 7” në Kampin Nacional në Hajvali.

Në këtë aktivitet morën pjesë 7 ekipe të grupmoshës 7 vjeçare, të përzier vajza dhe djem, nga 7-të Lidhjet Rajonale të Futbollit.

Kontribuesit e futbollit kosovar, Ajet Shosholli, Ramadan Cimili dhe Agim Ademi flasin për këtë periudhë në emisionin e sportit “Minuta e fundit” në Klan Kosova.