Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shfaqën pakënaqësitë me mostrajtimin e rasteve të sulmeve ndaj gazetarëve.
Një i tillë me autorë të pazbuluar mbetet edhe sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës në veri të vendit, në dhjetorin e vitit të kaluar, raporton Klan Kosova.
Por organet e rendit në ngjarjen e organizuar nga AGK, siguruan se prokuroria po merret me këtë rast, por edhe me një mori tjerash të raportuara nga punëtorët medial.
Rastet e medieve u tha se trajtohen me prioritet, megjithatë, nga përfaqësuesit e gazetarëve pati ankesa në këtë drejtim, e madje drejtuar edhe ndërkombëtarëve. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber