Drenica është shumë pranë rënjës nga elita e futbollit kosovar për herë të parë në histori të klubit.
Kjo pasi Ferizaj rrëmbeu tri pikë ndaj Drenicës, në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj fitoi 2-0 ndaj “Shqiponjave të Zeza”. Autorë të golave ishin: Albin Krasniqi dhe Betim Haxhimusa.
Ferizaj kthehet tek triumfi pas tri humbjeve rradhazi dhe vazhdon luftën për mbijetesë, ndërsa Drenica pothuajse është dorëzuar.