Sulmuesi i Malishevës, Bleart Tolaj ka realizuar gol në ballafaqimin ndërmjet Malishevës dhe Trepçës ’89, në kuadër të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Tolaj e fitoi duelin me shpejtësi me mbrojtësin e “Minatorëve” Augustine Amewolorna e më pas e mposhti edhe portierin, Donat Kaçiu.
Aktualisht, në “Liman Gegaj” po zhvillohet minuta e 57-të dhe rezultati edhe më tutje mbetët i njejti.