BE-ja do të rrisë mbështetjen e municioneve për Ukrainën

EU flag

Bashkimi Evropian zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën me dërgimin e municioneve shtesë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, tha se Ukraina po qëndron heroikish karshi pushtimit brutal të Rusisë, prandaj do të vazhdojnë mbështetjen, njofton Klankosova.tv.

“Ukraina po i reziston heroikisht pushtuesit brutal rus. Ne i qëndrojmë premtimit tonë për të mbështetur Ukrainën dhe popullin e saj, për aq kohë sa duhet. Por ushtarët e guximshëm të Ukrainës kanë nevojë për pajisje të mjaftueshme ushtarake për të mbrojtur vendin e tyre. Evropa po rrit mbështetjen e saj në tri pista”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Ajo shtoi se shtetet anëtare po dorëzojnë dhe do të blejnë bashkërisht më shumë municion për të mbështetur Ukrainën.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.