Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.
Sipas IKShPK-së, në 24 orët e fundit nuk është shëruar asnjë pacientë, teksa vazhdojnë të jenë 11 raste të hospitalizimit, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, në vend vazhdojnë të jenë edhe 27 raste aktive me koronavirus.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber