Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka qëndruar sot për një vizitë në Klan Kosova.
Ajo është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm, Adriatik Kelmendi, i cili i ka treguar për punën që bëhet në shtëpinë mediale Klan Kosova.
Gjatë takimit është diskutuar situata mediale në vend në përgjithësi, si dhe mundësitë e bashkëpunimit konkret në shkëmbimet mediale dhe prodhimin e emisioneve me tematika që ndërlidhin shtetin e Kosovës dhe atë të Izraelit. /Klankosova.tv