4.2 tonë kokainë janë kapur në Portugali.
Vlera e drogës kap shumën e 100 milionë dollarëve (apo mbi 90 milionë eurove)
Lidhur me këtë rast akoma nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.
Siç raportohet nga mediat ngarkesa e kokainës ishte fshehur brenda gjashtë paletave të bananeve.
Sasia e kokainës ishte dërguar nga Kolumbia dhe kishte mbërritur në portin e Setubal në Portugali.
Koordinatori i policisë, Vitor Ananias, theksoi se konfiskimi i kësaj sasie është goditje e madhe për grupin kriminal në fjalë.
Ananias theksoi se ky grup është i njohur për autoritetet.
Aksioni ishte i koordinuar nga policia portugeze dhe nga disa polici tjera ndërkombëtare.
Kjo kapje ishte një nga më të mëdhatë të viteve të fundit./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber