Zeqiri: Qeveria ka mundur ta ndryshonte ekipin, por s’pranuan ndërmjetësuesit (VIDEO)

Zeqiri: Qeveria ka mundur ta ndryshonte ekipin, por s'pranuan ndërmjetësuesit (VIDEO)

Adrian Zeqiri, drejtor ekzekutiv i ECMI, thotë se Qeveria e Kosovës ka mundur ta ndryshojë ekipin e draft-statusit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por që sipas tij, kanë ndërhyre ndërmjetësuesit.

Zeqiri potencoi se pala ndërmjetësuese ka insistuar që përbërja e këtyre emrave të mos ndryshohet dhe të shkohet me një version të tillë.

“Ky draft-status i themeluar nga ky ekip menaxhes që nuk ka kurrfarë kontakte me qeverinë e Republikës së Kosovës”, u shpreh Zeqiri.

“Ishte një vendim i vitit 2020, ku ishin ndryshuar emrat e ekipit menaxhues. Gjithsesi qeveria duhej të reagonte shpejt dhe të ndryshonte këta emra. Pala ndërmjetësuese ka insistuar që përbërja e këtyre emrave të mos ndryshohet dhe të shkohet me një version të tillë”.