Rritet numri i diagnozave në FSSH, shteti s’i financon as sëmundjen që s’i trajton (VIDEO)

fondi i sigurimeve shendetesore qkuk

Në korrikun e vitit të kaluar, të gjitha klinikat e QKUK-së kishin pranuar një njoftim nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) me ardhjen e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit, Bujar Kaquri, sa i përket diagnozave për trajtim jashtë vendit.

FSSH në njoftim kishte bërë me dije se asnjë diagnozë e cila nuk trajtohet në QKUK dhe e cila nuk është e përfshirë në Udhëzimin Administrativ për Trajtim Mjekësor Jashtë Institucioneve Publike, nuk do të aprovohet. Rrjedhimisht shteti nuk do t’i mbështesë financiarisht këto raste, raporton Klan Kosova.

Pavarësisht kësaj, mjekët e QKUK-së nuk i kanë ndalur të tilla referime dhe 49 sosh janë refuzuar nga Programi për Trajtim jashtë Vendit, për arsyen e ditur: diagnozat që nuk janë në listë në kuadër të UA nuk mund të mbështeten, praktikë kjo që nuk është zbatuar në të kaluarën.

Mangësia e kësaj liste që është ende në fuqi sipas drejtuesit të Fondit, lidhet me mungesën e informacioneve mbi rëndësinë e kësaj liste kur është bërë në 2017, pasi që drejtues të klinikave të asaj kohe kanë përcaktuar një numër të ngushtë të diagnozave.

Në fakt, tanimë kjo listë e diagnozave për trajtim jashtë vendit është rritur me plotësim-ndryshimet e bëra në UA e që presin miratimin.

Vetëm për rastet urgjente në vitin e kaluar, Fondi ka lëshuar fletë-zotime në vlerë mbi 9 milionë euro, pa përfshirë edhe rastet e rregullta. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS