Bajram Qerkini nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur, beson se Serbia duhet t’i hapë arkivat për ato që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.
Por sipas tij kjo është pothuajse e pamundur që të ndodhë.
“I hapë, kur edhe një herë të bie raketa në Dedinjë”, është shprehur Qerkini për Sytë 7 në Klan Kosova.
“Nuk ka kush që e bën me i hapë arkivat e krimeve që i ka bërë dhe i ka fshehur. Ata që e kanë fotografuar dhe bombarduar midis Dedinjës, ata mund t’i thonë se ja ku janë dëshmitë”.
Qerkini ka thënë se Beogradi zyrtar i di të gjitha krimet dhe kriminelët që nuk i ka dorëzuar ende.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.