Kurti: Drafti që propozova, është inspirim nga marrëveshja Serbi-Kroaci

Kurti 12

Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë disa detaje që siç tha, i përkasin verzionit të draftstatutit të tij të propozuar.

Ai tha se vizioni i tij është vleror, i inspiruar nga modeli i marrëveshjes për normalizim që Serbia e ka bërë tashmë me Kroacinë, transmeton klankosova.tv.

”E kanë dorëzuar draftin, unë ua thash në mënyrë të argumentuar, të arsyeshme, se është fundamentalisht i papajtueshëm me kushtetueshmërinë dhe rrjedhimisht është mirë që sa më parë, të fillojnë diskutimet mbi bazën e një draft vizioni vleror që kam propozuar unë sot”.

”Ndërkohë draft vizioni që propozova unë mund të them që është inspiruar prej një marrëveshje që tashmë Serbia e ka bërë për normalizim. Është marrëveshja e Serbisë me Kroacinë”.

”Serbia dhe Kroacia kanë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ku parashihen edhe të drejta dispozita mbrojtëse për pakicën kombëtare serbe në Kroaci. Dhe unë jam inspiruar prej atij modeli, meqë Kroacia doli shtet i pavarur”.