Kreativiteti i qytetarëve në Fushë-Kosovë ka arritur deri në atë pikë saqë sinjalizimi është zëvëndësuar me një gyp të gjatë për të treguar se një pusete të thellë i mungon kapaku.
Kjo pamje e siguruar nga Klan Kosova është regjistruar përgjatë rrugës “Dardania” dhe në afërsi të vendkalimit për këmbësorë.
Por disa metra më poshtë po në këtë rrugë të Fushë Kosovës, një pjesë e asfaltit është dëmtuar dukshëm gjë që vështirëson qarkullimin e automjeteve. Edhe atje shihet dora e qytetarit që ka intervenuar në mbushjen e gropës.
Lidhur me këtë Klan Kosova ka kontaktuar komunën e Fushë-Kosovës, zëdhënësi i së cilës, Ali Topalli shpjegoi se shërbimet publike do të fillojnë me punimet për sanimin e gjitha këtyre telasheve infrastrukturore.
“ Operatori që është caktuar, gjatë ditës ka dalë në terren dhe ka bërë evidentimin e të gjitha problemeve që janë në Fushë-Kosovë”, tha ai ndërkaq sa i përket pusetës, Topalli tregoi se operatori ka premtuar se do të intervenojë gjatë ditës./Klankosova.tv/.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.